Belen Rodriguez ka ngritur dyshimet për një romancë të re.
Belen Rodriguez është fotografuar në krahët e një burri tjetër dhe ai nuk është Stefano De Martino.
Media italiane e përjavshme “Chi” ka publikuar ekskluzivisht pamjet e Belen me Elio Lorenzonin.
Ajo i përkëdhel kokën dhe i rregullon këmishën, ndërsa ai i rregullon gjerdanin. Këto gjeste shtojnë dyshimet se mes tyre ka nisur një romancë.
Elio është një sipërmarrës 40-vjeçar nga Brescia i cili ka studiuar ekonomi dhe menaxhim biznesi në Universitetin Katolik të Milanos. Ekspert i golfit dhe biçikletave elektronike, ai është president i Lorenzmotors dhe drejtor i Lorenzoni Srl që merret me motorë, aksesorë dhe komponentë në të gjithë botën.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/belenrodriguezreal/