Home ShowBiz Pulovra e princeshë Dianës del në ankand për shifrën befasuese
Pulovra e princeshë Dianës del në ankand për shifrën befasuese
0

Pulovra e princeshë Dianës del në ankand për shifrën befasuese

0
0

Një pulovër e kuqe, me dele të bardha dhe një të zezë, e veshur nga princeshë Diana kur ajo ishte 19-vjeç, ka dalë në ankand për më shumë se 50,000 dollarë.

Diana në moshën 19 vjeçare e veshi pulovrën dhe u fotografua në një ndeshje polo në qershor të vitit 1981, pas fejesës së saj me Charles, kur ishte edhe trashëgimtar i fronit.

Pulovra është krijuar nga “Warm & Wonderful” dhe delja e zezë në të është paralelizuar shumë shpesh me karakterin rebel dhe unik të princeshës Diana.

Kjo pulovër, çmimi i së cilës mund të arrijë edhe shifrën 80,000 dollarë do të ekspozohet në showroom-in e “Sotheby” në New York, nga data 7-13 shtator. Oferta do të hapet nga 31 gushti deri më 14 shtator.

Linku: https://www.reuters.com/lifestyle/princess-dianas-black-sheep-jumper-be-auctioned2

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/princesssdianaa/

tags: