Home ShowBiz Të gjithë mund të ndihen ‘vipa’, ja si mund të verifikoni Instagramin në 1 minut
Të gjithë mund të ndihen ‘vipa’, ja si mund të verifikoni Instagramin në 1 minut
0

Të gjithë mund të ndihen ‘vipa’, ja si mund të verifikoni Instagramin në 1 minut

0
0

Bërjen e ‘Instagramit Verified’ jemi mësuar ta shikojmë vetëm tek figurat publike dhe personazhe të apasionuar pas platformës.

Sot duket se inovacioni i ri në platformë ka bërë që Verifikimi i Instagramit të zhvlerësohet duke mos bërë një diferencë mes vipave dhe personazheve të thjeshtë.

Mjafton që çdo individ publik apo jo të paguajë 15 dollar në muaj për verifikim dhe tiku blu shfaqet në sfond.

Personazhe në rrjet dhe qytetarë të thjeshtë tashmë po testojnë masivisht këtë risi.

Po si mund ta realizojmë dhe çfarë kriteresh kërkohen?

Pasi klikon butonin “Abonohu”, e përpunon abonimin përmes llogarisë sime në App Store.

Ju duhet ID-ja juaj. Meta kërkon të konfirmojë identitetin tuaj dhe për këtë mjafton patenta, pasaporta, letërnjoftim shtetëror. Procesi i verifikimit mund të zgjasë nnga 48 h deri në pak minuta.

Emri dhe mbiemri i lidhur me llogarinë tuaj duhet të përputhet me ID-në që dorëzoni. Kërkesa e verifikimit është e vlefshme për individë dhe jo bizneset. Meqenëse duhet të verifikoni identitetin tuaj, llogaria juaj duhet të lidhet me emrin tuaj, jo me emrin e biznesit.

Nuk mund ta ndryshosh foton e profilit ose emrin e përdoruesit pasi të jesh Meta Verified pa kaluar një proces tjetër verifikimi. Duhet të aktivizoni vërtetimin me dy faktorë për të kaluar këtë proces.

Acromax në bashkëpunim me Arkiva news iu sjellin një rast konkret të verifikimit. Për të realizuar me sukses verefikimin e Instagramit tuaj duhet të ndiqni në mënyrë të detajuar të gjithë hapat e mëposhtëm.

Si fillim vijojmë me regjistrimin e kartës së kreditit. 

Regjistrimi i kartës së kreditit në Smartphone, në këtë rast është Iphone. Shkojmë tek Settings -Apple ID, zgjedhim Payment Shipping këtu mund të shtojmë një kartë të re nëse nuk kemi një ekszistuese me të dhënat e kartës, si numri i kartës,  data e skadencës dhe numri CVV.

Hapi 1

Logimi në Instagram.

Më pas tek tre vijat lart në të djathtë klikojmë dhe na shfaqet Settings and Privacy.

Klikojmë Account Center.

Më pas tek Account Settings klikojmë Accounts.

Instagrami ka shtuar një Feature për të gjithë përdoruesit Meta për të verifikuar Instagramin, kjo mund të gjendet më poshtë e listuar si Meta Verified siç tregohet në foto.

Hapi 2

Meta na jep tre arsye përse duhet ti bëjmë Subscribe. Tre arsye janë: Verifikimi i Instagramit. Rritja e mbrojtjes së faqes.  Suport më i shpejtë nga Instagrami. Verifikimi Meta nuk është i mundur për njerëz nën 18 vjeç apo biznese.

Më pas duhet të regjistrohemi duke shtypur Sign Up.

Në këtë hap na paraqitet shifra mujore që do na faturohet dhe duke klikuar Pay Now me anë të kartës realizojmë pagesën së bashku me abonimin.

Nga abonimi përfitoj: Bexhin e verifikimit. Sigurinë në faqe ekstra. Suport direkt. Më shumë stiker.

Ky abonim mund të anullohet brenda 24 orësh nëse ke bërë për herë të parë dhe brenda 24 orësh para pagesës tjetër.

Hapi 3

Këtu do të bëjmë editimin në profil kjo nuk do të thotë që duhet të ndryshohet username por emri që shfaqet në profil. Për tu bërë Meta Verified  duhet me patjetër që emri në profil të jetë njësoj me emrin në kartën e ID. Pasi vendosim emrin e saktë klikojmë Update Profile Name.

Konfirmojmë emrin në profil tek Confirm Profil Name.

Hapi 4

Për tu verifikuar nga Meta fotoja e profilit duhet të tregojë qartë fytyrën tuaj. Më poshtë janë disa nga versionet që duhet dhe nuk duhet të përdorni. Instagrami në këtë hap iu jep mundësin për ta ndryshuar ose mbajtur foton që keni aktualisht me Upload a New Picture dhe Confirm Profil Picture.

Hapi 5

Verifikimi i kartës së identitetit nga Instagrami. Karta duhet të përmbajë emrin, foton dhe datën e lindjes. Disa nga alternativa të tjera përveç Kartës së identitetit janë:  Pasaporta. Patenta. Letërnjoftim shtetëror.

Këtu ne duhet ti bëjmë foto dokumentit tonë në një ambjent të ndriçuar mirë dhe të sheshtë. Preferohet që Background të jetë në kontrast me kartën. Nuk lejohet të përdoren Screenshot apo foto të shkrepura më parë.

Hapi 6

Realizimi i një Video Selfie për të verifikuar Instagramin njësoj si me Face ID.  Instagrami përdor një video tuajën që kapet në moment në të gjitha drejtimet e fytyrës.

Telefoni duhet të mbahet në një nivel me sytë në një zonë të ndriçuar mirë duke ndjekur udhëzimet që të tregon ekrani. Meta këtë e përdor për të konfirmuar se personi që po verifikohet është real dhe po i njejti.

Për të vijuar klikojmë Start Video Selfie.

Hapi 7

Pritja e njoftimit për verifikimin nga Meta. Platforma tregon se për të verifikuar identitetin tuaj i duhen 48 orë ose më pak.

Linku: acromax

Burimi i fotos: acromax