Home ShowBiz Aktorja Ashley Olsen bëhet nënë për herë të parë në fshehtësi të plotë
Aktorja Ashley Olsen bëhet nënë për herë të parë në fshehtësi të plotë
0

Aktorja Ashley Olsen bëhet nënë për herë të parë në fshehtësi të plotë

0
0

Aktorja Ashley Olsen është bërë nënë për herë të parë në fshehtësi të plotë.

Familja e tyre është zgjeruar me një djalë.

Askush se kishte idenë se Ashley ishte shtatzënë.

Emri i djalit është Otto dhe ai ka lindur në New York nga Olsen dhe bashkëshorti Louis Eisner.  Çifti u martua më 28 dhjetor 2022, në një shtëpi private në Bel Air para rreth 50 personave.

Olsen është shndërruar nga ylli i Full House në themelues i markës luksoze të modës The Row – të dyja së bashku me motrën binjake Mary-Kate – dhe është në lidhje me Eisnerin që nga viti 2017. Tejet private, çifti u shfaq vetëm në një tapet të kuq së bashku për herë të parë në shtator 2021.

Lajmin e bënë të ditur burime pranë People, çifti së fundmi ka mirëpritur një djalë të quajtur Otto, por detaje të tjera rreth lindjes nuk janë zbuluar ende.

Linku: https://www.yahoo.com/lifestyle/ashley-olsen-mom-baby-boy-210737060.html

Burimi i fostos:https://www.instagram.com/p/Bh5D6vAg3wT/