Home ShowBiz E kritikuan për veshjen në dasmën e kunatës, Einxhel Shkira ironizon me reagimin
E kritikuan për veshjen në dasmën e kunatës, Einxhel Shkira ironizon me reagimin
0

E kritikuan për veshjen në dasmën e kunatës, Einxhel Shkira ironizon me reagimin

0
0

Einxhel Shkira pak ditë më parë martoi kunatën dhe e gjithë vëmendja ishte tek çifti i Einxhel-Dagz.

Moderatorja u shfaq me një fustan të zi dhe kjo paraqitje bëri që një pjesë ta pëlqenin dhe një pjesë tjetër ta komentonin negativisht duke lënë të kuptohet se nuk ka treguar respekt për kunatën për shkak të ngjyrës së fustanit

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Einxhel reagon kështu:

‘Kam zbuluar se Shqipëria është vendi ku dashuria dhe respekti për njerëzit tregohen me ngjyra fustani. Nuk e di kush është ngjyra që mund të tregosh respekt dhe dashuri për dikë. Unë jam e idesë se kjo gjë tregohet me vepra dhe jo me ngjyra.

Njoh shumë kunata që kanë veshur fustana me ngjyra në dasmat e kunatave të tyre por nuk e durojnë njëra tjetrën. Megjithatë unë preferoj më mirë të vesh një fustan të zi dhe të kaloj mirë me kunatën time. Dua të shtoj dhe faktin se fustanin e zi e vesha nga halli për shkak të formave të mia trupore dhe kunata më sugjeroi të ziun.’

Linku: https://www.instagram.com/stories/einxhel_shkira/3175610027615814947/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/einxhel_shkira/