Home ShowBiz Hapën biznes me emrin e Rihannës, këngëtarja merr masa ndaj dy vajzave nga Kosova
Hapën biznes me emrin e Rihannës, këngëtarja merr masa ndaj dy vajzave nga Kosova
0

Hapën biznes me emrin e Rihannës, këngëtarja merr masa ndaj dy vajzave nga Kosova

0
0

Dy vajza nga Kosova, Rita dhe Florjana, të cilat jetojnë në Zvicër, kanë hapur një biznes të ri ndërsa emri i brand-it është kthyer në një problem për Rihannën. Vajzat shqiptare vendosën ta quanin “Riana” sepse është bashkim i dy emrave të tyre, Rita dhe Florjana.

Pikërisht ky emër ka shqetësuar këngëtaren me famë botërore, që ka dërguar ekipin e avokatëve të saj për të marrë në dorë situatën. Emri i brand-it “Riana” do të lidhej nga njerëzit me Rihanna-n, ndaj ata pretendonin se suksesi i dy vajzave do të ishte në kurriz të këngëtares.

Avokatët e këngëtares do t’i ngrinin padi, nëse nuk ia ndryshonin emrin biznesit të tyre. Për këtë arsye, shqiptaret ndryshuan pozicionin e bashkimit të emrave, duke e quajtur firmën e re “Anari”.

‘Ne jemi një kompani e re dhe thjesht donim të fillonim me shkronjat e para të emrave tonë. Biznesin e regjistruam në Zyrich dhe emri i Rihannës nuk asocionte asgjë me punën tonë. Ishte fundi i botës për ne kur avokatët e Rihannës na kërcënuan’.

Linku: https://www.instagram.com/rihannaofficiall/tagged/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rihannaofficiall/

 

tags: