Home Lifestyle Depresioni pas pushimeve, gjërat që duhet të bëni për ta shmangur
Depresioni pas pushimeve, gjërat që duhet të bëni për ta shmangur
0

Depresioni pas pushimeve, gjërat që duhet të bëni për ta shmangur

0
0

Depresioni pas pushimeve: 10 gjërat që duhet të bëni për ta shmangur

Përcaktoni një buxhet realist

Planifikimi financiar do të minimizojë dhimbjen dhe stresin pas kthimit nga pushimet. Pushimet janë të kushtueshme dhe është e lehtë të tërhiqeni nga të bërit shpenzime kudo ku shkoni. Kjo bën që shumë prej jush të kthehen në shtëpi me xhepat bosh ose kartën e kreditit të zbrazur, çka do të kërkojnë shumë punë për t’i shlyer.

Shmangni që gjërat të shkojnë keq kur jeni larg

Delegoni çdo detyrë që mundeni dhe ofroni udhëzime të qarta ndaj personave që keni ngarkuar me punët (në shtëpi ose zyrë).

Jepini kohë vetes për projektet e reja

Kapja e ritmit në punë, pas kthimit nga pushimet nuk është gjithmonë e lehtë. Kur të ktheheni, ritmi juaj mund të jetë më i ngadaltë dhe emaili të jetë plot me kërkesa, por jepini kohë vetes.

Mos u kthe në shtëpi në minutën e fundit

Ndaloni veten, por shkoni deri në fund

Është në rregull të kënaqesh me pushime, duke ngrënë ose pirë më shumë se zakonisht, duke blerë diçka që nuk të nevojitet ose duke shkuar në një koncert të shtrenjtë. Por, kujdes me gjërat që rrezikojnë shëndetin, sigurinë financiare ose qetësinë mendore.

Merrni kohë për të vlerësuar motivet e kthimit në shtëpi

Mos harroni se ka disa përfitime në fund të çdo pushimi; disa prej tyre janë të shkëlqyera! Nuk ka asnjë vend si shtëpia! Mos i minimizoni gëzimet e të fjeturit në shtratin tuaj dhe mëngjesin që shijon me filxhanin e kafesë. Ka shumë mënyra për ta bërë jetën në shtëpi argëtuese!

Linku: https://www.healthline.com/health/post-vacation-blues

Foto:Freepek.com

tags: