Home Aktualitet Gjoba për drejtuesit dhe pasagjerët që do të hedhin mbeturina nga makinat
Gjoba për drejtuesit dhe pasagjerët që do të hedhin mbeturina nga makinat
0

Gjoba për drejtuesit dhe pasagjerët që do të hedhin mbeturina nga makinat

0
0

Policia rrugore do të ndëshkojnë drejtuesit dhe pasagjerët që hedhin mbeturina dhe sende nga makinat.

Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor.

Ky reagim vjen menjëherë pas shqetësimit të ditëve më parë të Kryeministrit, i cili në një postim në rrjetet e tija sociale shkruante se, do të krijohet një paketë ndëshkimesh drastike ligjore për personat që hedhin mbeturina në rrugë.

Rama theksonte se nuk do të lejohet se sjella e egër e një pakice të pacipë të dëmtojë Shqipërinë. Sipas tij ndëshkimet do të ishin drastik.

Linku: topchannel

Burimi i fotos: pexele.com

tags: