Rita Ora ka rënë sërish pre e kritikave në rrjetet sociale. Këtë herë pasi ngatërroi origjinën e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.
Gjatë episodit të fundit të “The Voice Australia”, një konkurrent këndoi “Ribbon in the Sky” të Stevie Wonder.
Gjyqtarët, përfshirë yllin e muzikës, e pëlqyen performancën e tij. Kur u pyet për formimin e tij muzikor, ai shpjegoi se u rrit duke kënduar në një kishë në Samoa.
Jason Derulo më pas i ka treguar disa tatuazhe nga Samoa, ndërsa ka treguar se truproja e tij është nga atje. Edhe Rita Ora komentoi duke u shprehur: “Edhe unë jam e martuar me një burrë që është gjysmë samoan”.
Menjëherë pas këtij komenti të Ritës kanë nisur reagimet në platformën X, ku përdoruesit i rikujtuan dhe një herë Orës se Taika Waititi nuk është samoan, por maori.
Ata ironizuan këngëtaren duke i thënë se duhet të dijë më shumë gjëra për burrin me të cilin u martua.
Linku: https://thespinoff.co.nz/pop-culture//breaking-rita-ora-doesnt-know-her-husbands-ethnicity
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ritaora/