Media gjermane RTL sjell rastin zhgënjyes nga pushimet e një çifti gjerman në Shqipëri
Turizmi në vendin tonë nga viti në vit bën progres por si në çdo vend tjetër nuk mungojnë rastet sporadike ku turistët përballen me kushte të papërshtatshme nga ajo që iu është reklamuar gjatë rezervimit.
Së fundmi një çift gjerman kanë udhëtuar drejtë Shqipërisë. Nga marketingu që iu është bërë përpara rezervimit të pushimeve çifti prisnin të përballeshin me pushime ëndrrash.
Fatkeqësisht ka ndodhur e kundërta. Çifti prisnin të përballeshin me një vend të bukur dhe plazhe ëndrrash por në realitet përballen me koridore të mbushura me mbeturina, plehra vend e pavend dhe me infrastrukturë elektrike të rrezikshme ku një pjesë e kutive të shpërndarjes së rrymës elektrike në apartament ishin të hapura. Kabujt elektrik ishin të zhveshur në sipërfaqe dhe mund të ishin një burim i sigurtë rreziku për jetën.
Ky rast është raportuar në median gjermane RTL. Rasti është bazuar thjeshtë në faktet dhe është trajtuar me profesionalizënm të lartë. RTL thekson se në Shqipëri ka vende të bukura ka ambjente me kushte shumë të mira, por si në çdo vend tjetër ka dhe raste të tilla. Prandaj personat që rezervojnë pushimet duhet të bëjnë një hulumtim më të thellë. Ndëras personat që merren me reklamimin e rezervimeve duhet të jenë real me atë që iu ofrojnë në mënyrë që të shmangen këto situata.
Personi që qëndron pas këtij rasti zhgënjyes të turizmit kërkon të hedhë në gjyqë RTL pasi e ka konsideruar si shpifje.
Ky person u shpreh pranë Euro News Albania se kërkon të hedhë në gjyq për shpifje median gjermane. Por duke pasur parasysh mënyrën se si është trajtuar kjo temë në median RTL shanset janë të pakta që personi në fjalë të arrijë të fitojë në këto rrethana. RTL e ka trajtuar me fakte konkrete dhe me shumë delikatesë çështjen duke mos fyer apo ekzagjëruar situatën. Profesionalizmi i RTL ndër vite dhe në këtë rast konkret zvogëlon shansin që pala tjetër të fitojë dhe në rastin e zhvillimit të një gjyqi.
Burimi i fotos: pexele.com