E keni pyetur ndonjëherë veten se pse vajzat në veçanti i pëlqejnë serialet kriminale apo dokumentarët e vrasësve serialë?
Po, kjo ndodh vërtetë, por pse?! Cili është mendimi i psikologjisë dhe shkencës në përgjithësi për këtë fenomen?
Sipas një studimi, në vitin 2019 numri i grave që preferonin zhanrin e vërtetë të krimit ishte rritur me 16%. Shpjegimi më i popullarizuar dhe më i pranuar përgjithësisht se pse gratë i duan historitë e krimit, është sepse ato ndjejnë, me vetëdije ose ndërgjegjshëm, se mund të mësojnë diçka prej tyre. Kjo mund të ketë të bëjë edhe me faktin se gratë janë shumë më shpesh viktima në histori të vërteta krimi.
Sipas studimit të Amanda Vicary, një eksperte e psikologjisë kriminale dhe profesoreshë e asociuar e psikologjisë, gratë pohuan se ndjekja e përmbajtjes së vërtetë të krimit çoi në një ndryshim të ndërgjegjshëm në sjellje në mënyrë që të ndihen dhe të jenë të sigurta. Gratë në thelb, në mënyrë të pandërgjegjshme kopjojnë këshilla dhe truket që mësojmë nga historitë e vërteta të krimit, pa e kuptuar se pikërisht kjo është arsyeja pse ne fillojmë dhe vazhdojmë t’i shikojmë apo lexojmë ato.
Linku: https://www.magellantv.com/articles/research-reveals-why-women-love-true-crime
Foto: Freepek.com