Nëse dikush është tërheqës apo jo varet nga shumë faktorë dhe një nga studimet tregon se edhe mosha ka të bëjë me të.
Hulumtimi, rezultatet e të cilit u botuan në revistën New Beaty, u përpoq të jepte një përgjigje universale për atraktivitetin. Në anketë morën pjesë 16,000 njerëz nga tetë vende: Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Australia, SHBA dhe Kanadaja.
Të gjithë të anketuarit iu përgjigjën një pyetjeje në dukje të thjeshtë: në cilën moshë janë femrat më tërheqëse dhe në cilën moshë meshkujt?
Rezultatet e hulumtimit treguan se femrat janë më tërheqëse në moshën 28-vjeçare dhe meshkujt në moshën 32-vjeçare.
Është interesante se rezultatet në vende të veçanta kanë devijuar nga rezultatet e përgjithshme.
Kështu, për shembull, në Britaninë e Madhe përgjigjja universale ishte se gratë janë më të bukura në 23 dhe burrat në 33, ndërsa amerikanët u përgjigjën se gratë janë më tërheqëse në 31 dhe burrat në 34.
Linku:https://www.thegentlemansjournal.com/article/women-attracted-men-age/
Foto: Freepek.com