Nga 1 janari i 2024 ‘influencerat’ do të taksohen
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, paratë e fituara në platformat sociale si TikTok, Instagram, Facebook, YouTube apo Google do të tatohen në mënyrë progresive. Pra nëse një i ashtuquajtur “influencer” ka grumbulluar 1 mijë euro nga ato që në gjuhën e TikTok-ut njihen si “gifte”, ai duhet të paguajë 15 për qind tatim mbi fitim ose thënë ndryshe 150 euro.
Të ardhurat nga Tik-Tok, Instagram, platformat ndërkombëtare Booking dhe AirBnB apo bonuset dhe përfitimet e përmuajshme të dëmshmpërblimit nga vendimet gjyqësore për shkurtim të vendit të punës do të konsiderohen si të ardhura nga punësimi dhe do të jenë pjesë e bazës tatimore mbi të cilën llogaritet tatimi mbi pagat nga Janari i vitit të ardhshëm.
Sipas vendimit të publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, plani për të identifikuar këta individë, sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbështetet mbi pagesat që këto kompani i bëjnë këtyre individëve përmes llogarive bankare.
“Aktualisht veprimtaritë e deklaruara online po tatohen me 10 për qind. Me bazën e ere ligjore taksimi nis nga 15 e deri në varësi të të ardhurave të gjeneruara”, shton ai.
Po ashtu, do të tatohen edhe individët që lëshojnë pronat e tyre me qira ditore në platformat e prenotimeve si Booking dhe AirBNB, si dhe rishitësit apo reklamuesit, që paguhen nga platformat e tregtisë online si Amazon dhe Alibaba.
Linku: top channel
Burimi i fotos: pexele.com