1.3 mld njerëz vuajnë nga ipertensioni në botë. Kjo është shifra e bërë publike nga OBSH, në bazë të raportit të fundit të publikuar në Shtator 2023, e ku theksi vihet tek ngritja e alarmit, pasi nga vitit 1990 deri në 2019, shifra është dyfishuar duke kaluar nga 650 mln deri në 1.3 mld.
Pra, tensioni i lartë dhe mënyra si gjaku rrjedh në venat tona, është kërcënimi kryesor i shëndetit global, dhe sipas OBSH, gjysma e personave që vuajnë nuk janë në dijeni, dhe një pjesë tjetër e madhe nuk kurohen në mënyrën e përshtatshme dhe korrekte.
Me hipertension kategorizohen të gjithë personat që në gjendje normale të organzimit e kanë më të lartë se vlerat 12/8, që konisderohen si idealet. Dhe ritheksohet se duhet patur kujdes në parandalimin dhe mbajtjen nën kontroll pasi tensioni i lartë është shkaktari kryesor i infarkteve, iktus dhe sëmundje veshkash. Mosha e avancuar dhe faktorët gjenetikë mund të shtojnë riskun, por pjesa më e madhe e shkaqeve lidhen me stilin e jetesës, që mund të ndryshohet, duke renditur këtu jetën sedentare, përdorimi i tepërt i kripës, alkoolit dhe duhanit.
Burimi i fotos:Freepik.com