Është e panevojshme që ta mohojmë: është e vështirë të mos biesh pre e tundimit për të bërë thashetheme në vendin e punës, duke folur zakonisht jo mirë për kolegët.
Për këtë arsye, një ekip studiuesish nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara e analizoi këtë zakon. Dhe ai arriti në përfundimin se karriera e çdonjërit prej nesh mund të varet nga thashethemet.
Pra, ata arritën në përfundimin e qartë:të folurit mirë ose keq për dikë, ndikon në sjelljen e të tjerëve në raport me të.
Asnjë përfitim vetjak nga thashethemet në vendin e punës
Në kuadër të studimit, studiuesit amerikanë kryen një eksperiment që përfshinte një kampion pjesëmarrësish shumë heterogjenë. Për shembull, thashethemet pozitive (për shembull një shkëmbim informacioni mbi imazhin publik të anëtarëve të tjerë të komunitetit) për punën e një personi, i bëri të tjerët të kishin më shumë gjasa të kishin një përfitim në vendin e punës. Nga ana tjetër, thashethemet negative e penguan atë mundësi.
Thashethemet si një armë gjatë konkurrencës
Megjithatë gjëja më interesante që doli nga studimi, është motivimi që qëndron pas bërjes së një thashethemi, dhe që deri më tani nuk ishte shqyrtuar asnjëherë seriozisht. Të folurit për njerëzit e tjerë në një komuniteti të caktuar, mendohej se ndihmonte në zbatimin e normave shoqërore apo shërbente për të krijuar një lidhje midis “thashethemeve”.
Përkundrazi, gjetjet e studimit më të fundit, anojnë drejt një modeli evolucionar konkurrues: pra njerëzit i përdorin thashethemet për të konkurruar me njëri-tjetrin për burime të vlefshme në komunitetin e tyre.
Linku: https://www.quora.com/Is-workplace-gossip-a-career-killer
Foto:Freepik.com