0
0
Këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, falë masave ajrore relativisht te thata.
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare përgjatë relieveve kodrinore-malore. Reshje të dobta shiu do të jenë prezente në majat e maleve në jug të vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-13m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com