Elita Rudit i ka ndodhur e papritura së fundmi në një nga udhëtimet e saj. Moderatorja ka humbur valixhen.
Situata ka vajtur në polici pasi valixhja e saj nuk gjendet.
Ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi.
“Jam duke u bërë gati sepse do të shkoj në polici në Magura për të hapur rastin e hetimeve të valixhes time e cila po rezulton të jetë fantazëm.
Aeroporti i Prishtinës e ka verifikuar që valixhja ime ka qenë në aeroplan, ndërsa ai i Malpensa janë të bindur që valixhja ime nuk ka hyrë kurrë në Itali”, tha moderatorja ndër të tjera.
Moderatorja e njohur ka humbur valixhen në aeroport në Itali, ndërsa në videon e postuar në “Instastory” ajo ka treguar se për këtë gjë do i drejtohet policisë.
Linku: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elita.rudi/lita