Home ShowBiz Çfarë ndodhi me të? Efi shpërthen në rrjete sociale
Çfarë ndodhi me të? Efi shpërthen në rrjete sociale
0

Çfarë ndodhi me të? Efi shpërthen në rrjete sociale

0
0

Efi është një nga emrat më të komentuar të estradës. Së fundmi ajo ka reaguar e revoltuar në rrjete sociale.

U përfol për një lidhje me një personazh të njohur publik. Prej kohësh Efi kishte deklaruar se është në një lidhje me një djalë që nuk i përket personazheve të estradës.

Ndërkohë sot, Efi ka dalë mjaft e revolutuar në një video në profilin e saj në Instagram për njerëzit që kanë hapur fjalë se është në një lidhje me një personazh të famshëm.

“Po e bëj këtë story për t’i dhënë fund disa aludimeve për marrëdhënien time. E para nuk ka çfarë ju duhet me kë jam në një marrëdhënie. Meqë është përfolur për një x person publik, mjaft më.

Nuk e di pse bëhen njerëzit kaq të këqinj dhe kaq të poshtër, aq sa për t’i prishur punë të tjerëve dhe për të vënë fjalë që nuk ekzistojnë. Edhe unë jam një njëri, nuk jam kafsh. Ndjenjat i kam po njësoj. Marrëdhënien time dua ta mbaj private, por nuk ka lidhje me çfarë flitet dhe çfarë dëgjoj. Kështu mjaft më se ma shpifët”, shprehet Efi.

Linku: https://www.instagram.com/efi.dhedhes/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/efi.dhedhes/