Home ShowBiz Dakota Johnson feston ditëlindjen me një darkë romantike
Dakota Johnson feston ditëlindjen me një darkë romantike
0

Dakota Johnson feston ditëlindjen me një darkë romantike

0
0

Ylli i filmit “Fifty Shades Of Grey” festoi ditëlindjen e saj të 34-të me një darkë romantike nën shoqërinë e të dashurit Chris Martin.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail aktorja e njohur shoqërohej edhe nga një grup miqsh në një restorant në Los Angelos.

Teksa lanë resorantin dhe u drejtuan për në makinën e tyre, Chris u tregua mjaft zotëri teksa mbante derën për të dashurën e tij.

Daljet publike të Dakota dhe Chris janë të rralla. Megjithëse, ata kanë 6 vite së bashku ata sërish përpiqen ta mbajnë lidhjen e tyre të dashurisë larg syrit të publikut.

Pavarësisht nevojës për ta mbajtur lidhjen e tyre private, ka patur raste edhe kur anëtari i grupit “Cold Play” ka bërë dedikime në publik.

I tillë ishte edhe rasti kur gjatë një koncerti të Coldplay në 2020, Chris u shpreh se kënga “My Universe”  i dedikohej aktores.

Linku: https://www.justjared.com/2021/10/05/dakota-johnson-celebrates-her-birthday-with-mom-melanie-griffith-pals-at-dinner/

Foto: https://www.instagram.com/dakotajohnson/?hl=en