Home Lifestyle 6 gjërat që duhet të bësh nëse po kalon ditë të vështira
6 gjërat që duhet të bësh nëse po kalon ditë të vështira
0

6 gjërat që duhet të bësh nëse po kalon ditë të vështira

0
0

Kalimi i një faze të vështirë në jetë është një gjë e pashmangshme, që thuajse u ndodh të gjithëve! Njësoj si një çadër që ju mbron nga shiu, ekspertët thonë se është mirë që edhe ju të keni gati disa praktika sjelljeje sa herë që një “stuhi” vështirësie ju godet papritur.

#1 Një problem i vjetër që mund të sjellë diçka të re

Kohët e vështira janë gjithmonë të dhimbshme, por ato mund të hapin dyer të reja për ju. Përqendrohuni tek zakonet e reja, njerëzit, mundësitë, përvojat dhe kështu do të tejkaloni një fazë të vështirë në jetën tuaj.

#2 Zgjidhni kënaqësitë e vogla

Kujtojini vetes se ka kënaqësi të vogla në jetë që mund t’i bëni me padurim çdo ditë: të pini çajin e preferuar, të nuhasni parfumin që ju pëlqen, të shikoni lindjen e diellit në mëngjes etj. Këto kënaqësi të thjeshta ndihmojnë në balancimin e energjisë dhe ju kujtojnë se jo gjithçka në jetë është e vështirë.

#3 Jini fleksibël

Dëgjoni një podkast teksa ecni në park, lexoni një mesazh të shkruar nga dikush që ka shumë rëndësi për ju. Kohët e vështira na bëjnë të kuptojmë se një qasje e re është shpesh shëruese.

#4 Fokusoni energjitë

Kohët e vështira bëjnë që ndiheni më të izoluar, ndaj fokusin mbajeni te energjia. Një libër i mirë, takim me miq të vjetër, ndjekja e një kursi online mund të jenë një ide e duhur për të bërë gjëra ndryshe.

#5 Mendoni për një periudhë të vështirë që e keni kapërcyer

Të menduarit për kohët e vështira që keni kapërcyer në të kaluarën mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë për vështirësinë aktuale, ta vendosni situatën në një këndvështrim më të gjerë dhe të zgjojë një ndjenjë kurioziteti se si kjo situatë do të ndryshojë dhe zgjidhet me kalimin e kohës.

#6 Përgatituni për skenarët e së ardhmes

Është normale që të keni mendime për skenarin më të keq, sidomos kur kaloni kohë të vështira. Por, të konsideroni skenarët e mundshëm, mund t’ju ndihmojë të përgatiteni për atë që do të vijë, jo vetëm emocionalisht, por edhe me veprime konkrete.

Linku: https://buddingoptimist.com/tough-times/

Foto: Freepik.com

tags: