Vivien Thano në daljen e saj të fundit ka trazuar rrjetin me arsyen e ndarjes nga Getinjo.
Sipas saj marrëdhënien e tyre e shkatërroi vesi i Getinjos për bixhozin.
“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojrat e fatit edhe që shkatërron çdo familje. Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin.
Është shumë keq kur një marrëdhënie përfundon për gjëra që nuk kanë lidhje me çiftin. Por kur gjërat i ndërpret një ves kaq i ndyrë, bixhozi është shumë keq.
Unë jam munduar shumë edhe familja e tij është munduar edhe ai vetë është i vetëdijshëm, por mjafton shumë pak që njeriu të rrëshkasë. Është gjynah se është në kulmin e jetës,”-përfundoi ajo.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=a7K1BXHne0o
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/vivienthano/