Home ShowBiz Nuk tërhiqet, Fero i kërkon përsëri falje Arbenitës
Nuk tërhiqet, Fero i kërkon përsëri falje Arbenitës
0

Nuk tërhiqet, Fero i kërkon përsëri falje Arbenitës

0
0

Fero duket se e ka ndaë mendjen për të mos hequr dorë kaq lehtë nga Arbenita.

Ai së fundmi ka rikthyer përsëri një postim në rrjete sociale ku i  kërkon që të rikthehet me të.

“Gruaja ime e dashur, këtë mesazh ia dedikoj zemres sate. U bë kohë e gjatë që kur marrdhënia jonë pësoi ulje-ngritje. Zbraztësinë që më jep kjo gjendje jam përpjekur ta kaloj me optimizëm që një ditë komunikimi mes nesh do të përmirësohet…

Eh sa mërzitem kur nuk më flet dhe në momentin që më flet demonstron doza urrejtje. Të kuptoj fare mirë, ke arsye për tu sjellë ashtu.

Më beso që sa herë mendoj kush kam qenë dhe çfarë kam bërë kundrejt teje, shqetësohem, mërzitem tepër.

Përtej të gjithave dua të të falenderoj thellësisht nga zemra që u bëre shkak për ndryshimin tim, këtë ndryshim rrënjësor që i dha kuptim dhe ngjyra jetës sime. Jam shumë i vërtete kur them që ti je shkaku dhe arsyeja e këtij ndryshimi.

Pas gjithë atyre vuajtjeve shpirtërore të maskuara me lumturi të rrejshme, pas atij depresioni të kamufluar buzeqeshje, unë gjeta paqen shpirtërore në praktikimin e fesë. Prehjen shpirtërore per te cilen luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im.

Do të jem falenderues deri në frymemarrjen e fundit për gjithë ato që të prmenda e të tjera që i di Ai lartë, por të siguroj që pas gjithë kësaj lumturie dhe qetësie shpirtërore që gjeta tek të jetuarit për Allah, janë vetëm 2 gjera që më mungojn thellesisht në jeten time, më mungon ti dhe vajza jonë. Të kërkoj falje me gjithë zemer.

Të kam treguar shumë herë që jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje për të kaluaren time por ti ende nuk beson. Për shkak të keqardhjes që më shoqeron lidhur me te kaluaren time, dua ta bej publike kete kërkimfalje.

Ti ke bërë shumë, më ke dhënë shumë mundësi pas gjithë atyre gabimeve që kam bërë në kohën kur nuk kam qenë vetvetja, tani të kërkoj mundësinë e fundit. Me këtë mesazh nuk dua të them “rikthehu”, por lutem që ti të rikthehesh.”

Arbenita nga ana tjetër qëndron stoike dhe nuk ka asnjë reagim pozitiv ndaj lutjeve të Feros.

Linku: https://www.instagram.com/ferofera/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ferofera/