‘Kisha frikë të hipja në makinë me të’, Britney Spears trondit me rrëfimin për të atin në librin e saj
‘The Woman In Me’, libri autobiografiki i ylli i pop-it Britney Spears që pritet të publikohet së shpejti ka qenë kryefjala e mediave dhe jo vetëm.
Në një kapitull të librit tregohet një tjetër moment i vështirë i Spears.
Ikona e popit e përshkruan babanë e saj si “të keq, apatik dhe të ftohtë”.
Ky abuzim u shtri deri në të 30-at e saj, pasi Jamie shpesh e fyente për pamjen e saj, duke e cilësuar shpesh si “të trashë” dhe duke e detyruar atë të punonte kundër vullnetit të saj.
Britney kujtoi dhe sjelljet e çrregullta të babait të saj të nxitur nga alkooli, duke rrëfyer se ai pinte tepër, duke i shkaktuar asaj frikë të madhe.
“Babai pinte derisa nuk mund të mendonte. Ai u zhduk nga shtëpia për disa ditë me radhë. Dhe kur ishte i dehur, bëhej shumë keq”, thuhet në një ekstrakt të librit sipas The Sun.
“Stresi i mungesës së parave u komplikua nga kaosi i shkaktuar nga ndryshimet ekstreme të humorit të babait”.
“Kisha frikë veçanërisht të hipja në makinë me të, sepse ai fliste me veten gjatë vozitjes. Unë as nuk e kuptoja se çfarë thoshte. Ai dukej se ishte në botën e tij”, rrëfen ajo në librin e saj.
Linku: https://www.geo.tv/latest-news
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/britneyspears/