Denisi pas debateve të forta me Xhesikën duket se ka vendosur të tërhiqet nga vajzat e tjera dhe të fokusohet vetëm tek ajo.
Gjatë kësaj jave Denisi dhe Xhesjana janë çift dhe dyshja kanë marrë një mesazh nga produksioni.
Në mesazh shkruhej:
“Foleja e dashurisë është e hapur sonte, Xhesjana dhe Denis bëhuni gati për një natë romantike.”
Denisi ka refuzuar të shkojë me Xhesjanën në fole të dashurisë duke i treguar dhe një herë ish partneres se për të fituar atë është i gatshëm për të gjitha.
Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe Xhesika e ka paralajmëruar se nëse bën ndonjë gabim e ka humbur atë përgjithmonë.
Xhesjana pas refuzimit ka zgjedhur të shkojë në folenë e dashurisë me Xhulianon.
Takimi i tyre ka shkuar mirë por ajo që evidentohej lehtë ishte se Xhuliano gjatë gjithë kohës ka qenë i tërhequr.
Linku:https://www.instagram.com/loveisland.albania/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/loveisland.albania/