Home ShowBiz Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i jep fund martesës 10 vjeçare me Andrea Giambrunon
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i jep fund martesës 10 vjeçare me Andrea Giambrunon
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i jep fund martesës 10 vjeçare me Andrea Giambrunon

0
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me Andrea Giambruno. Lajmin ka dhënë vetë Meloni me një postim në rrjetet sociale.

Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati 10 vjet, përfundon këtu”, ka shkruar Meloni në llogaritë e saj në rrjetet sociale. “Rrugët tona kanë ndryshuar për disa kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë atë”, shtoi ajo.

Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. PS. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”-shkruan kryeministrja italiane Meloni.

Çifti kanë një vajzë shtatë vjeçare.

Giambruno është prezantues i një programi lajmesh të transmetuar nga Mediaset, pjesë e grupit mediatik MFE në pronësi të trashëgimtarëve të të ndjerit Silvio Berlusconi, ish-kryeministri dhe aleat i Melonit.

Linku: https://www.reuters.com/world/europe/italy-pm-splits-partner-after-his-sexist-tv-comments-2023-10-20/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/giorgiameloni/

tags: