36 vjet miqësi! Devis Xherahu dhe Endri Prifti sjellin hit-in “Miku im” për gjithë miqësitë e vjetra
Devis Xherahu dhe Endri Prifti janë dy emra tejet domethënës për muzikën shqiptare.
Prej vitesh i shikojmë në skenë duke dhuruar hite që i kanë mbijetuar kohës dhe janë përqafuar nga gjeneratat ndër vite.
Dy emrat më të dashur të muzikës dhe skenës shqiptare festojnë plot 36 vite miqësi së bashku.
Endri dhe Devis këtij momenti të rëndësishëm kanë vendosor ti dedikojnë një projekt muzikor.
Kënga titullohet ‘Miku im’.
Me siguri në këtë projekt special për miqësinë do ta gjejnë veten të gjithë ata që kanë një mik bashkëudhëtar në jetën e tyre.
Bashkëpunimi pritet të lançohet nesër në 17:00 dhe audienca është bërë kurioze që tani për të zbuluar pak nga magjia e bashkëpunimit.
Linku: https://www.instagram.com/devisxherahu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/endripriftiofficial/