Eleni Foureira zbulon arsyen pse nuk e pranoi origjinën e saj shqiptare në fillime të karrierës
Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare së fundmi ka zbuluar arsyen pse e pranoi kaq vonë përpara grekëve se është shqiptare.
“Kur isha 20 vjeç dhe erdha në Greqi, mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria. Të shanin, por nuk e kuptoja pse ndodhte kjo.
Duke u rritur, kjo m’u bë një gjemb në këmbë. Do të doja të mos kisha përjetuar racizëm dhe të thosha “Jam nga Shipëria. A nuk është super?”
Ajo që kam përjetuar më ka bërë kjo që jam tani. Do të kthehet dikush dhe do të më thotë:
“Ti që ke turp….”
Jo, nuk kam patur turp. Kisha frikë nga reagimi dhe zhurma e botës. Do të doja të ndryshonte.
Eleni e vogël nuk kishte guxim ta thoshte në atë kohë. Shkova në një kompani diskografike dhe kur mbylla derën më thanë “Shqiptari do të bëjë karrierë””- tha ajo në një intervistë.
Linku: https://www.instagram.com/foureira/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/foureira/