Nga premtimi që i ka bërë vetes tek pika e saj e dobët, Egli Tako rrëfen detaje nga etapa e re e jetës
Egli Tako në daljen e saj të fundit tek emisioni i Rozana Radit ka folur për jetën e saj private.
Rozana Radi e pyeti për premtimin e fundit që i ka bërë vetes. Mes lotësh këngëtarja zbuloi se i ka premtuar vetes që nuk do të vendosë më asnjë njeri përpara vetes së saj dhe se do t’i përkushtohet vetes, premtim që ajo ka arritur ta mbajë.
“Premtimi i fundit që unë i kam bërë vetes ka qenë një premtim të cilin edhe e kam mbajtur. Ka qenë që do ti përkushtohem vetes time dhe nuk do të vë më askënd para vetes time. Kur vjen pun ate fami;ja është një gjë rejt tjetër. I kam premtuar vetes time që jemi unë dhe ti dhe do të kujdesem për ty.”- tha Egli.
Në një moment tjetër të rrëfimit ajo zbuloi pikën e saj të dobët.
Gjyshi është pika ime e dobët sepse ai më ka rritur. Unë jam rritur vetëm me gjyshin dhe jo nga gjyshja. Gjyshi ka jetuar me ne. Mami dhe babi ishin në punë dhe ne ishim të vogla. Gjyshi ka qenë shembulli im në jetë. Nëse kam një idhull, imazh për të ndjekur ka qenë ai. Kam marrë shumë pak nga ai, nëse do kisha arritur të merrja pak nga ai do isha shumë me fat, tha këngëtarja.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=yDzDUbgj06U
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eglitakoooo/