Home Lifestyle Studimi: Njerëzit që nuk vizitohen nga familjarët kanë më shumë gjasa të vdesin më herët
Studimi: Njerëzit që nuk vizitohen nga familjarët kanë më shumë gjasa të vdesin më herët
0

Studimi: Njerëzit që nuk vizitohen nga familjarët kanë më shumë gjasa të vdesin më herët

0
0

Të gjithë duhet të vizitojnë familjen dhe miqtë të paktën një herë në muaj për të parandaluar vetminë dhe për të zvogëluar rrezikun e vdekjes më herët, sipas një studimi.

Akademikët në Universitetin e Glasgowit kanë vlerësuar se të mos shohësh të dashurit të paktën një herë në muaj dhe të jetosh vetëm e rrit ndjeshëm rrezikun e vdekjes së njerëzve.

Autorët e studimit përdorën të dhëna nga të rriturit në Britaninë e Madhe, të moshës 57 vjeç, dhe vëzhguan marrëdhëniet sociale të tyre. Ata gjetën se secila formë e izolimit social, si jetesa vetëm, ndjenja e të qenurit i vetmuar, apo vizitat e rralla nga familja dhe miqtë, lidheshin me një rrezik të lartë të vdekjes, shkroi Guardian.

Njerëzit që kurrë nuk vizitoheshin nga familjarë dhe miq kishin 53% më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundje kardiovaskulare dhe 39% rrezik të lartë vdekjeje krahasuar me ata që vizitoheshin çdo ditë. Ata që jetonin vetëm kishin 48% më shumë gjasa të vdisnin nga sëmundje kardiovaskulare, ndërkohë që pamundësia për t’u mbështetur te dikush ose për të marrë pjesë në aktivitete rrit rrezikun e vdekshmërisë.

Ata që përjetonin më shumë se një formë të izolimit social ishin në rrezik edhe më të madh. Njerëzit që jetonin vetëm dhe kurrë nuk shihnin familjarë e miq kishin 77% rrezik më të madh të vdisnin nga çfarëdo shkaku dhe rrezik edhe më të madh të vdisnin nga sëmundje të zemrës apo infarkt, krahasuar me ata që jetonin me dikë, që takoheshin me miq e familjarë përditë, gjeti studimi.

Por, edhe vizita një herë në muaj mund ta zvogëlojë rrezikun, përfunduar studiuesit. Studimi gjeti se njerëzit që vizitoheshin të paktën një herë të muaj kishin ndjeshëm rrezik më të ulët të vdekjes.

“Rreziku duket të jetë mes njerëzve që janë shumë të izoluar, dhe kurrë nuk shohin familjarë apo miq apo i takojnë më rrallë se një herë në muaj”, ka thënë Jason Gill, autore në studim.

“Të sigurohesh se viziton të afërmit e tu që janë të vetmuar dhe izoluar është një gjë super e dobishme për ta bërë sepse duket të jetë e rëndësishme që njerëzit ta kenë një vizitë të paktën një herë në muaj”.

Studimi nuk u mor me arsyet pse izolimi social dhe vetmia rrisin rrezikun e vdekjes, por autori kryesor i tij, Hamish Foster, ka dhënë disa mundësi.

“Mund të jetë që njerëzit që janë më të izoluar nga shoqëria mund të kenë më shumë sjellje të pashëndetshme, si pirja e duhanit ose alkoolit, për shembull”, ka thënë ai.

Foster ka shtuar se arsye mund të jetë edhe se të mos kesh dikë që të ndihmon të shkosh te mjeku ose që të inkurajojë për të kërkuar ndihmë kur ke nevojë.

Linku: https://www.insider.com/visit-family-friends-social-interaction-help-live-longer-study-2023-11

Foto: Freepik.com

tags: