Humbje e thellë për botën e artit, ndahet nga jeta artisti i mirënjohur Zef Deda
Kinematografia shqiptare ka humbur sot një prej artistëve të saj më të shquar- të madhin Zef Deda. Aktori i mirënjohur u nda nga jeta në moshën 73 vjeçare duke lënë një kontribut të paçmueshëm në botën e artit.
Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i tij, Julian Deda.
Mësohet se aktori ka ndërruar jetë në Shkodër, pasi luftonte prej kohësh me sëmundjen e rëndë.
Pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet ditën e shtunë, kur do të mbahen edhe homazhet në teatrin Migjeni.
Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore.
Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike.
Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses. Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julin dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
Disa nga rolet kryesore të tij janë.
Kunati i shokut Xhemal,
Kola i dritave,
Charlie Chaplin (imitim) ,
Kusheriri nga Amerika,
Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije,
Ne filmin “gjurme ne kaltersi” 1981, etj.
Linku: https://www.instagram.com/juldeda/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/juldeda/