Home ShowBiz ‘Ajo bëhet xheloze’, Taulant Seferi zbulon detaje nga jeta sentimentale
‘Ajo bëhet xheloze’, Taulant Seferi zbulon detaje nga jeta sentimentale
0

‘Ajo bëhet xheloze’, Taulant Seferi zbulon detaje nga jeta sentimentale

0
0

Futbollisti i kombëtares, Taulant Seferi ka qenë i ftuar në Më lër të flas ku ka ndarë më shumë detaje nga jeta personale dhe profesionale. Ai ka zbuluar se prej katër vitesh është në lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër.

Ndër të tjera futbollisti tregoi se ajo bëhet xheloze në disa raste për videot virale që janë bërë në rrjete sociale nga vajzat, por ka arritur të gjejë zgjidhjen.

“Ajo jeton në Zvicër. Ka katër vite që jemi bashkë. I ka parë ajo të gjitha memet, domethënë ndonjëherë bëhet xheloze për këto videot virale në TikTok por unë i kaloj me sportivitet. I kam dhënë sigurinë. Unë jam shumë i lumtur”, tha Seferi për “Më lër të flas”.

I pyetur nëse ka në plan dasëm apo fejesë, ai u përgjigj: “Akoma jo, besoj që në një të ardhme jo shumë të gjatë do të kemi diçka”.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=wqFL3v4fcIw&t=4485s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CtSLCB8rSXC/?img_index=1