Drejtori kreativ i Louis Vuitton për veshjet e meshkujve Pharrell Williams organizoi sfilatën e rradhës nën dritat e portit të Viktorias në Hong Kong.
Muzikanti dhe stilisti amerikan, i cili në Qershor mbylli urën Pont Neuf të Parisit për të realizuar sfilatën, shfaqi koleksionin e tij në një nga pamjet më ikonike në botë.
Tema e sfilatës ishin veshjet e përshtateshme për të shijuar plazhin.
Disa modelë u panë të veshur me kapelen e rrumbullakët, tipike e viteve 1950, veshje e cila u plotësua me pantallona të shkurtra dhe bluza me mëngë të gjera.
Teksa sfilata i afrohej fundit, qielli u ndriçua me dron duke formuar një logo gjigande të markës së Louis Vuitton.
Marka luksoze synon që të tërheqë edhe klientë të rinj në Azi.
Jo vetëm Louis Vuiiton, por edhe marka të tjera po synojnë të shkojnë në Azi dhe në Kinë, një treg i rëndësishëm për industrinë e modës.
Linku: https://www.businessoffashion.com/news/luxury/louis-vuitton-pharrell-williams-mens-show-hong-kong/
Foto: Freepik.com