Home Lifestyle Nuk e harrojnë lehtë, 4 shenjat e zodiakut që mund të rikthehen me ish-in
Nuk e harrojnë lehtë, 4 shenjat e zodiakut që mund të rikthehen me ish-in
0

Nuk e harrojnë lehtë, 4 shenjat e zodiakut që mund të rikthehen me ish-in

0
0

Disa njerëz nuk e konsiderojnë rikthimin me dikë që kanë qenë në një marrëdhënie nëse gjërat kanë shkuar keq. Të tjerë falin. Rikthimi me ish-in është i ndërlikuar por për disa shenja zodiaku është më i thjeshtë për shkak të personalitetit të tyre.

Pavarësisht arsyes pse disa shenja mund të bien vërtet në dashuri vetëm një herë, janë të dhëna pas romancës ose mund të falin disi, kanë prirje që të bashkohen me një ish-partner më shumë se të tjerat.

Gaforrja

Gaforrja ka shumë gjasa të kthehet me ish-in. Gaforrja nuk rend pas dikujt por duan që njerëzit e dashur t’i kenë gjithmonë pranë. Kur një Gaforre dedikohet, nuk zmbrapset kollaj. Është shumë e kujdesshme ndaj personave që i lënë të përshkojnë koracën e tyre, por pasi u hyn në zemër, je padroni i saj.  Gaforrja është nostalgjike dhe i pëlqen të krijojë kujtime që mund t’iu rikthehet sërish. Gjithsesi, mos e merrni këtë shenjë për të mirëqenë.

Virgjëresha

Virgjëresha nuk njihet si shenjë romantike, por është e përkushtuar ndaj njerëzve që do. Ndaj nëse sheh një mundësi për t’u rikthyer me dikë që e ka dashur, ka shumë gjasa që ta bëjë. Virgjëresha ndjek zakonin, rutinën. Si shenjë toke është eficente, ekonomike, praktike. Për shkak të kësaj, mund të dojë vetëm një herë në jetë. Nëse keni patur dikur një marrëdhënie me një Virgjëreshë që ju ka dashur shumë, ndoshta mund të riktheheni. Për të, rutina është rehati. Jo vetëm kaq, por mund të ketë të njëjtin përkushtim si më parë.

Peshorja

Rikthimi me ish-in e bën një Peshore të ndihet sikur ka rifituar ekuilibrin e dashurisë. Për të, një dashuri nuk humbet kurrë. Peshorja ndjek një ‘politikë’ të marrëdhënieve që nuk mbarojnë kurrë, qoftë kjo miqësi, bashkëpunim apo dashuri. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ndahet, por as nuk do të të largojë përfundimisht nga jeta e vet.

Peshqit

Peshqit kanë një perspektivë universale për jetën dhe dashurinë. Për ta, kjo nënkupton se edhe një ndarje është thjesht një ngjarje e natyrshme në rrugën e madhe të jetës. Duket si diçka e përkohshme sepse shohin gjithnjë përmes një lenteje optimiste. Nëse doni të riktheheni me këtë shenjë, do të habiteni nga siguria që ka kur t’ju thotë se e dinte që kjo ditë do vinte. Cilado qoftë arsyeja e ndarjes, do e shohin si diçka që i përket të shkuarës. Një Peshk është gati të ecë përpara dhe të krijojë kujtime të reja.

Linku: https://timesofindia.indiatimes.com/life-style/relationships/love-sex/zodiac-signs-who-cannot-stop-being-obsessed-with-their-ex/photostory/98274517.cms?from=mdr

Foto: Freepik.com