Home Lifestyle Dekorimi i pemës së Krishtlindjeve shërben si një “ilaç” për depresionin
Dekorimi i pemës së Krishtlindjeve shërben si një “ilaç” për depresionin
0

Dekorimi i pemës së Krishtlindjeve shërben si një “ilaç” për depresionin

0
0

Koha po numëron mbrapsht për festat e Krishtlindjeve dhe shumica e njerëzve tashmë kanë vendosur pemë me drita dhe dekorime në shtëpinë e tyre. Çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz fillojnë procesin e këndshëm të arredimit të shtëpisë së tyre sapo vjen Nëntori. Sipas ekspertëve, ka një arsye pse ndodh kjo dhe kështu shpjegon pse shumica e njerëzve duan të dekorojnë kaq herët.

Ditët e Krishtlindjeve sjellin mjaftueshëm gëzim për të “rimbushur bateritë” për shumicën e njerëzve për një kohë të gjatë, thonë ekspertët.

Sipas hulumtimeve, gjatë pushimeve disa stimuj dhe situata shkaktojnë eufori në trurin e njeriut: disponimi për dhurim dhe dashuri, por edhe disponimi për pushim, apo thjesht argëtim.

“Endorfina dhe dopamina, hormonet e gëzimit dhe humorit të këndshëm, ndikohen si nga procesi i dekorimit ashtu edhe nga shijimi i rezultatit”, thotë psikologia Deborah Serani.

Pritja e Krishtlindjeve në vetvete motivon mendime dhe ndjenja pozitive, ndërsa dekorimet e festave nxjerrin në sipërfaqe emocionet e forta të fëmijërisë së tyre, theksojnë ekspertët. Ornamentet e Krishtlindjeve janë kujtime gëzimi, eksitimi dhe shkujdesjeje.

Linku: https://academic-accelerator.com/encyclopedia/christmas-tree

Foto: Freepik.com

tags: