Home Lifestyle Zgjidhet ngjyra e vitit 2024
Zgjidhet ngjyra e vitit 2024
0

Zgjidhet ngjyra e vitit 2024

0
0

Pantone Color Institute ka përcaktuar ngjyrën që do ta shohim kudo në 2024. “Peach Fuzz”, një nuancë e lehtë me tone pjeshke që tërheq paqe dhe qetësi do të jetë ngjyra e vitit të ardhshëm.

“Po kalojmë shumë probleme në jetët tona dhe kemi neojë për një ngjyrë që është qetësuese”, u shpreh specialistja Leatrice Eisman për CNN. “Është një nuancë e ngrohtë dhe relaksuese. Është shumë e prekshme. Në kohëra si këto, prekja është shumë e rëndësishme, të prekësh të tjerët dhe t’i mirëpresësh në shtëpi”.

Një moment i rëndësishëm i kësaj ngjyre ishte vjeshtë-dimër 2016 kur Giorgio Armani zgjodhi ngjyrën e salmonit për koleksionin e tij. Beyonce mori pjesë në Met Gala 2016 me fustanin ikonik lateks të Givenchy në ngjyrë pjeshke, me mëngë të fryr. Edhe pse asokohe pati kritika, ekpertët e Pantone mendojnë se ajo veshje mbetet pa një datë skadence.

Linku: https://www.architecturaldigest.com/story/pantone-color-of-the-year-2024

Foto:Freepik.com

tags: