Eno Popi një nga figurat më të dashura për ekranet shqiptare ka ardhur me një rrëfim emocionues rreth të ëmës së ndjerë.
Teksa tregoi se e ëma ka ndërruar jetë disa vite më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë, Eni zbuloi se i ka mbetur peng një dëshirë.
“Ka qenë maji i 2014-ës, një telefonatë nga im atë, na tregon se mamaja ishte diagnostikuar me tumor në pankreas. Është të të lëvizi toka në këmbë. Në javët e fundit mua më është dashur që të mbaj dy portrete, një buzëqeshje shprese dhe dëshire për ta vazhduar jetën dhe kur dilja nga dyert e spitalit, një trishtim i pamatë.
Më është dashur të luftoj pikërisht me këtë gjë, për të treguar që do ia dalim ia hidhnim, do bëhet më mirë, edhe pse e dinim që s’do bëhej.
Vazhdimisht e mendoj pse nuk bëmë ne një udhëtim të fundit, kishte shumë qejf të udhëtonte. I thash okay do të marr unë me makinë, një mundësi për të ndenjur vetëm dhe për të folur.
Data 28-29 nëntor mjekët e kanë pushim, dhe më thanë përpiqu që ta bëni kimioterapinë më herët. Shpresova fort që të bëhej mirë dhe ta mbanim planin tonë të udhëtimit. Rënia ishte e dukshme, krevati i u bë vendi që nuk u çua asnjëherë, ku pastaj zoti e mori pas vetes dhe ai udhëtim i parealizuar, ndonjëherë them me vete, pse…
E dinim si do shkonim gjërat por do kishim një moment së bashku, do kishim një kujtim… gjë që unë e humba”, rrëfeu Eno i prekur me lot në sy, ndërsa i emocioni të gjithë publikun dhe babain e tij i cili ndodhej në studio.
“Shijojeni prindërit sa i keni, dhe gëzojuni familjes”– ishte mesazhi që moderatori iu dha të gjithë njerzëve.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=TrYXZsxTyZc
Burimi i foptos: https://www.instagram.com/enopopi/