Home Lifestyle Pesë arsyet pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje
Pesë arsyet pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje
0

Pesë arsyet pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje

0
0

Le ta pranojmë, sa herë ka ndodhur të keni gabuar në diçka dhe më pas kërkimi i faljes ka ardhur me shumë sforcim. Mos u shqetësoni, sepse nuk jeni të vetmit!

Ky ngurrim për të kërkuar falje është një qasje që e kanë shumë njerëz dhe ka disa arsye që qëndrojnë pas kësaj.

Ja pesë prej tyre:

  1. Duan të mbrojnë egon e tyre

Ndonjëherë, pranimi i fajit mund të nxjerrë në pah anën e brishtë të egos, gjë që “kërcënon” deri diku imazhin e ndërtuar në punë, familje, shoqëri etj.

  1. Kanë vështirësi për të kuptuar ku kanë gabuar

Nëse keni pasur ndonjëherë një mik që duket se nuk e kupton ku ka gabuar, ai/ajo mund të ketë probleme në leximin e atyre që njihen si “shenja sociale”, pra rregullave se si funksionon një shoqëri e caktuar. Edhe nëse u tregoni atyre se duhet të kërkojnë falje, sërish do ta kenë të vështirë për të kuptuar pse është e nevojshme, shkruan Parade.

  1. Atyre u mungon inteligjenca emocionale

Disa njerëzve mund t’u mungojë inteligjenca emocionale (aftësia për të menaxhuar emocionet tuaja dhe për të kuptuar emocionet e njerëzve përreth). Kur dikush ka pak ose absolutisht aspak inteligjencë emocionale, ata kanë vështirësi për të njohur ndikimin e veprimeve të tyre tek të tjerët, përfshirë edhe mungesën e një faljeje.

 4. Ndihen të pasigurt ose të turpëruar për diçka

Ndodh që edhe pse këta persona janë të vetëdijshëm 100% se kanë gabuar dhe duhet kërkuar falje, ata mund të kenë frikë të duken të dobët ose të pasigurt. Pranimi i gabimit sipas tyre nxjerr hapur papërsosmëritë, duke i lejuar të tjerët t’i kritikojnë sesi e kanë trajtuar një situatë të caktuar, citon Anabel.

  1. Kanë frikë nga hakmarrja

Kur një person nuk mund të kërkojë falje, nuk do të thotë gjithmonë se po e bën këtë me keqdashje. Ata mund të kenë frikë nga hakmarrja ose një rezultat tjetër negativ, kështu që në vend që të kërkojnë falje, ata përpiqen ta shmangin atë me çdo kusht.

Linku: https://parade.com/living/reasons-why-some-people-can-not-apologize-according-to-therapist

Foto: Freepik.com

 

tags: