Alby i Big Brother Vip Kosova me hyrjen e saj në shtëpinë vip ka trazuar jo pak rrjetin. Ajo ka ndarë me ndjekësit historinë e trishtë të jetës së saj dhe raportin e koklavitur me të atin.
“Kam 20 vite që nuk e kam takuar as nuk kam folur, para disa viteve ka qenë i sëmurë me zemër dhe ka bërë operacion, unë se kam ndjerë fare që nëse i ndodh diçka, i pata mbyllur ndjenjat dhe nuk më interesonte.
Kur linda vajzën kuptova që duhet t’i falim njerëzit, që nuk i kam dhënë shans për të folur.
Ndoshta historia e karrierës sime dhe s’kam ditur si ta përballoj. Ai ka kërkuar të flasë me mua, por s’kam pranuar. Vajza ime nuk e ka babin e vet në jetë e saj dhe më dhemb zemra se e di që është shumë e vështirë të rritesh pa baba”-tha ajo.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova