Home ShowBiz Dua Lipa rrugës për tu bërë miliardere
Dua Lipa rrugës për tu bërë miliardere
0

Dua Lipa rrugës për tu bërë miliardere

0
0

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është rrugës për t’u bërë miliardere.

Tabloidi britanik ‘The Sun’ shkruan se të ardhurat e artistes vetëm për vitin e kaluar ja kanë kaluar ato të Adele. Këngëtarja ka fituar 68 milionë Paund, por pasuria totale e saj ende nuk ja kalon këngëtares tjetër britanike.

Por ajo që vlen të theksohet është se vlera e kompanisë së krijueses së hitit One Kiss është pothuajse trefishuar në tre vite.

Që pasi artistja vendosi të bashkëpunonte me babanë e saj Dukagjinin fitimet e saj kanë qenë marramendëse.

Dyshja kanë krijuar së bashku një kompani të quajtur “Radical 22 Publishing Limited” për të ndihmuar në menaxhim të karrierës së Lipës.

Artistja nuk fiton vetëm nga karriera e saj si këngëtare. E lindur në Londër nga prindër kosovarë, ajo thuhet se fiton 10 milionë Paund në vit nga rrjetet sociale.

Në korrik, ajo arriti një marrëveshje me shumë shifra me markën Porsche dhe bashkëpunon edhe me disa marka të tjera të njohura.

Lajmi për fitimet e konsiderueshme vjen pasi Dua publikoi këngën e saj të sukseshme Houdini, në Nëntor.

Linku: https://www.cna.al/english/lifestyle/dua-lipa-do-te-behet-miliardere-pas-ndryshimit-te-madh-i380122

Foto: https://www.instagram.com/dualipa/