Home ShowBiz Shakira nderohet me një statujë në vendlindjen e saj
Shakira nderohet me një statujë në vendlindjen e saj
0

Shakira nderohet me një statujë në vendlindjen e saj

0
0

Shakira është në qëndër të vëmendjes së mediave të huaja, por këtë herë jo për çështjet që kanë të bëjnë me muzikën , ish të dashurin e saj Gerard Piqué apo marrëveshjen e arritur së fundmi me autoritetet tatimore spanjolle për të shmangur burgun.

Artistja është nderuar me një statujë të gjatë 6 metra në vendlindjen e saj  Barranquilla, në Kolumbi.

Statuja është frymëzuar nga lëvizjet e saj më të njohura të kërcimit nga videoklipi i vitit 2005 për  këngën mjaft të njohur “Hips Don’t Lie”.

Këngëtarja nuk ka nguruar dhe ka postuar fillimisht foto të prindërve të saj, duke pozuar e buzëqeshur para saj.

“Më bën të lumtur ta ndaj këtë me prindërit e mi dhe veçanërisht me nënën time në ditëlindjen e saj”, ka shoqëruar me këtë mbishkrim fotot e ndara me ndjekësit në rrjetet sociale.

Shakira ka shprehur shpesh krenarinë për vendlindjen e saj. Në vitin 2006, një tjetër skulpturë e tij prej hekuri u përurua në Barranquilla pranë stadiumit Metropolitano.

Linku: https://www.instagram.com/p/C1VjXwjsMwO/

Foto: https://www.instagram.com/p/C1VjXwjsMwO/