Home ShowBiz E pikëlluar nga humbja e të motrës, Ingrid Gjoni bën dedikimin prekës
E pikëlluar nga humbja e të motrës, Ingrid Gjoni bën dedikimin prekës
0

E pikëlluar nga humbja e të motrës, Ingrid Gjoni bën dedikimin prekës

0
0

Ingrid Gjoni pak ditë më parë ka humbur të motrën. Lajmi ishte tronditës për familjen e tyre. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ajo ka prekur ndjekësit me dedkikimin për të.

“Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh. Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur.

Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në tokë. Engjëjt dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu”, përfundon Ingridi.

Linku: https://www.instagram.com/ingritgjoniii/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4dd5b804-0350-48cf-82b6-ebfb3608bc8d

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ingritgjoniii/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4dd5b804-0350-48cf-82b6-ebfb3608bc8d

tags: