Home ShowBiz Habit ylli i ‘Fifty Shades of Grey’: Për një rol kam përndjekur një grua
Habit ylli i ‘Fifty Shades of Grey’: Për një rol kam përndjekur një grua
0

Habit ylli i ‘Fifty Shades of Grey’: Për një rol kam përndjekur një grua

0
0

Aktori Jamie Dornan, ka zbuluar se ka përndjekur një grua në metronë e Londrës. 41-vjeçari pranoi se nuk ishte krenar për sjelljen e tij por shtoi se e kishte të nevojshme në mënyrë që të përgatitej për rolin e tij si stalker në serialin “The Fall”. Ai u përpoq të futej në mentalitetin e personazhit, por duket se është penduar.

“E ndoqa atë nëpër disa cepa rrugësh dhe më pas thashë: “Çfarë po bën?” Unë nuk jam aspak krenar për veten time. Por sinqerisht mendoj se mësova diçka prej asaj sjelljeje sepse padyshim që nuk kam bërë kurrë asgjë të ngjashme. Ishte intriguese dhe interesante të hyja në atë proces të ‘për çfarë po e ndjek?’ dhe ‘çfarë po përpiqesh të zbuloj?’”

Megjithatë, Jamie kohët e fundit pranoi se ai ishte subjekt i përndjekjes. Ai zbuloi se fansat e çmendur të Fifty Shades of Grey kanë zbuluar se ku ka jetuar. Filmi ku ai mori pjesë u bazuan në trilogjinë e librit erotik nga EL James. Ata ndoqën personazhin kryesor Anastasia Steele ndërsa u ndesh me sipërmarrësin e pasur Christian Grey. Libri më i shitur i publikuar në vitin 2015 shiti mbi 150 milionë kopje në mbarë botën.

Linku: instagram.com/jamiedornan/

Foto: instagram.com/jamiedornan/