Home ShowBiz Puthje, thashetheme dhe fitore për herë të parë/ 6 momentet më të bukura nga “Golden Globes 2024”
Puthje, thashetheme dhe fitore për herë të parë/ 6 momentet më të bukura nga “Golden Globes 2024”
0

Puthje, thashetheme dhe fitore për herë të parë/ 6 momentet më të bukura nga “Golden Globes 2024”

0
0

Ceremonia e së dielës ishte e mbushur me momente emocionuese, duke përfshirë fitoret për herë të parë, por edhe takimet e yjeve gjatë natës.

Nga falënderimi i Ali Wong për ish-bashkëshortin, e deri tek puthja pasiononte e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, këtu do të gjeni disa nga momentet më të bukura nga “Golden Globe”.

  1. Ali Wong falënderon ish-bashkëshortin për mbështetjen e tij

Unë duhet të falënderoj me të vërtetë babanë e fëmijëve të mi dhe mikun tim më të mirë, Justin, për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Është falë teje që unë jam në gjendje të jem një nënë që punon,” tha Ali Wong.

Aktorja e “Beef” mori gjithashtu një puthje urimi nga partneri i saj aktual, Bill Hader, ndërsa u ngjit për të marrë çmimin e saj.

  1. Christopher Nolan i bën homazhe Heath Ledger gjatë fitores së parë

Pasi u nominua disa herë përgjatë viteve, Christopher Nolan arriti të fitonte dje për herë të parë çmimin “Golden Globe”, si regjisori më i mirë, për filmin “Oppenheimer”.

Kur arriti në skenë për të marrë çmimin, ai fillimisht mori një moment për të nderuar të ndjerin Heath Ledger, i cili luajti rolin e Joker-it në filmin e tij të vitit 2008, “The Dark Knight”.

E vetmja herë që kam qenë në këtë skenë, ishte kur pranova një prej çmimeve në emër të mikut tonë të dashur, Heath Ledger, dhe kjo ishte e ndërlikuar e sfiduese për mua,” tha Nolan. “Dhe në mes të fjalës, pashë Robert Downey Jr., i cili më dha një vështrim suportues”, shtoi ai gjatë momentit emocional.

  1. Puthja e Kylie Jenner dhe Timothée Chalament

Edhe pse Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet nuk ecën bashkë në tapetin e kuq, ata u ribashkuan brenda “Golden Globe” dhe u panë duke shkëmbyer një puthje në buzë gjatë ceremonisë.

Chalamet dhe Jenner u lidhën për herë të parë në prill të vitit 2023, por çifti nuk e bëri lidhjen e tyre publike, derisa u panë duke u puthur në turneun botëror të Beyoncé-s, “Renaissance”, në fillim të shtatorit.

  1. Selena Gomez dhe Taylor Swift ndajnë përqafime dhe “përshpëritje”

 

Dy shoqet e ngushta, Selena Gomez dhe Taylor Swift u dukën shumë të afërta, me përqafime e duke “pëshpëritur” në vesh të njëra-tjetrës.

Një moment kur Selena Gomez i afrohet shoqes së saj të ngushtë Taylor Swift gjatë mbrëmjes, u bë viral në mediat e huaja. Thuhet se Selena i komunikoi Taylor se kishte dashur të bënte një foto me aktorin Timothée Chalamet, por nuk u bë e mundur pasi Kylie Jenner e pengoi.

Kjo e fundit është aktualisht në një lidhje me aktorin dhe nuk dihet përse ka ndërhyrë në një gjë të tillë. Taylor e pyet: “Me Timothée?”, ndërsa këngëtarja i tund kokën duke pohuar. Të dyja shihen duke u habitur me këtë gjë.

  1. Aktorja e parë indigjene bën histori duke fituar një çmim “Golden Globe”

 

Kur Lily Gladstone, doli në skenë për të marrë çmimin si aktorja më e mirë për interpretimin e saj në “Killers of the Flower Moon”, ajo e filloi fjalimin duke folur në gjuhën Blackfeet.

I dua të gjithë në këtë dhomë. Nuk kam fjalë,” tha ajo. “Sapo fola pak nga gjuha e Blackfeet, komunitetit dhe vendit të bukur në të cilin jam rritur dhe që më ka inkurajuar të eci përpara dhe të vazhdoj ta bëj këtë me mamanë time, e cila, edhe pse nuk është Blackfeet, punoi pa u lodhur për ta futur gjuhën tonë në shkollën tonë, kështu që unë kisha një mësuese të gjuhës Blackfeet duke u rritur.”

Ajo më vonë shtoi se fitorja ishte “historike”.

“Kjo është një fitore historike. Nuk më përket vetëm mua. Unë po e mbaj tani, po e mbaj me të gjitha motrat e mia të bukura në atë tryezën atje dhe nënën time, Tantoo Cardinal. Faleminderit!”

  1. Momenti ikonik i Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence, ylli i “Hunger Games”, na dhuroi një tjetër moment të paharrueshëm në “Golden Globes”. Ajo u nominua në kategorinë “Aktore në një Muzikal ose film Komedi” për rolin e saj në “No Hard Feelings”, duke konkurruar kundër Margot Robbie në “Barbie” dhe Emma Stone në “Poor Things”.

Ndërsa u shpallën të nominuarit, Jennifer u kthye nga kamera dhe thotë: “Nëse nuk fitoj, do iki”.

Pavarësisht ‘kërcënimit’ të saj dramatik, Jennifer u lumturua shumë për Emma-n, kur u shpall fituese për rolin e saj në “Poor Things”.

Linku: https://pagesix.com/2024/01/06/entertainment/bradley-cooper-must-win-golden-globe-for-maestro/

Foto: https://www.instagram.com/kyliejenner/