Gani Gërmina është një personazh që jo pak herë ka bërë bujë me deklaratat e tij në shtëpinë vip në Kosovë.
Konkurrenti është akuzuar disa herë nga banorët se po e tepron me alkoolin dhe ka varësi ndaj tij.
Gania këto akuza nuk i ka pranuar asnjëherë. Një klip në spektaklin e djeshëm ka pasqyruar lojën kontradiktore të tij me atë që thotë dhe bën.
Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor Gani Gërminë.
Pas këtyre pamjeve ai ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga gara. Produksioni ka kërkuar arsyet në dhomën e rrëfimit.
Gania shprehet se për 24 h kërkon që të dalë me patjetër. Mbetet per tu parë çfarë do të ndodhë me rastin e tij.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/