Home ShowBiz Në fshehtësi të plotë, Halle Bailey bëhet nënë për herë të parë
Në fshehtësi të plotë, Halle Bailey bëhet nënë për herë të parë
0

Në fshehtësi të plotë, Halle Bailey bëhet nënë për herë të parë

0
0

Ylli i “Little Mermaid” Halle Bailey ka sjellë në jetë një dajlë të cilin e ka pagëzuar me emrin Halo.

Urime për mamin e ri Halle Bailey! Pas muajsh spekulimesh të pakonfirmuara për shtatzëninë, këngëtarja ka bërë të ditur lindjen e djalit të saj, të cilin e ndan me reperin DDG, përmes një postimi në Instagram.

“Edhe pse jemi pak ditë në vitin e ri, gjëja më e madhe që mund të kishte bërë 2023 për mua, ishte të më sillte djalin tim…”.

Fëmija mban një byzylyk ari me emrin “HALO” të gdhendur në të. “Mirë se erdhe në botë aureola ime… bota është e dëshpëruar të të njohë.”

Ky është fëmija i parë i Bailey dhe DDG së bashku. Këngëtarja dhe YouTuber-i i kthyer në reper, emri i plotë i të cilit është Darryl Dwayne Granberry Jr., u lidhën për herë të parë pasi u panë duke ndjekur një koncert të Usher së bashku në vitin 2022. Dyshja u bë publike me lidhjen e tyre gjatë një paraqitjeje në BET Awards disa muaj më vonë.

Çifti fillimisht ndezi thashethemet për shtatzëni verën e kaluar, megjithëse as ajo dhe as DDG nuk e konfirmuan lajmin deri më tani. “Super mami,” shkroi DDG në komentet e njoftimit të Bailey.

Linku: https://www.thecut.com/2024/01/halle-bailey-welcomes-baby-boy.html

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/hallebailey/

tags: