Gjatë ditës së sotme sdo të vijojë i ftohti polar në të gjithë Shqipërinë duke bërë që dita e mërkurë të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave ku termometri do të zbresë deri në – 9°C në zona të thella malore.
Përsa i përket kushteve të motit; nuk priten reshje, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ndërsa në shumë qytete të ultësirës perëndimore do të ketë prezencë të lagështirës së lartë në ajër duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale, por rriten lehtë në vlerat maksimale duke u luhatur nga – 6°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com