Një ekspozitë në nder të Coco Chanel do të hapet në 25 shkurt ne Londër. 200 veshje ikonike, që kanë bërë historinë e modës, do të jenë për të parën herë në kryeqytetin mbretëror për të treguar elegancën femërore.
Do të jenë fustane, kostume, aksesore, xhevahire e parfume, madje dhe një ndër veshjet e para të krijuara nga Zonjusha Coco në vitin 1916.
“Gabrielle Chanel, Fashion Manifesto” do të rrëfejë historinë e kompanisë pariziene të modës që nga themelimi dhe inovacionin që solli Coco, e cila dizenjonte për vete në radhë të parë, por pati një influencë të madhe në krijimin e një identiteti modern femëror, ku figura e stiluar prej saj ishte një grua aktive, e pavarur, me një siluetë klasike e plot sharm.
Ideja e saj, ka ndikuar dhe vijon të ndikojë ende sot mënyrën sesi gratë vishen, duke patur gjithnjë të paprekur dhe kryesore idenë e femrës së sofistikuar.
Linku: https://www.scmp.com/magazines/style/luxury/article/3215356/inside-chanels-major-upcoming-exhibition-va-museum-london-september-over-200-historic-looks-will-be
Foto: Freepik.com