Home ShowBiz Modelja e njohur Katie Price në prag të falimentimit!
Modelja e njohur Katie Price në prag të falimentimit!
0

Modelja e njohur Katie Price në prag të falimentimit!

0
0

Modelja e njoihur Katie Price ka shmangur një seancë gjyqësore për të gjashtën herë ndërsa një gjykatës përpiqet të sjellë një përfundim në rastin e saj të falimentimit.

Ylli televiziv duhej të paraqitet para gjykatës muajin e kaluar teksa lufton të shpëtojë shtëpinë e saj të quajtur Mucky Mansion. Seancës së planifikuar i është ndryshuar data për në fund të prillit. 45-vjeçarja ka shmangur gjykatën prej muajsh pasi rasti është shtyrë që nga nëntori i vitit 2021.

Ylli televiziv është përfshirë në një luftë për të shpëtuar rezidencën e saj në vlerë 2.3 milionë euro në Sussex pasi grumbulloi borxhe prej 3.7 milionë euro. Në seancën e fundit në shtator, Katie pritej të tregonte para gjykatës se si planifikonte të shlyente borxhet e saj ose të provonte se pronësia është thelbësore për punën e saj.

Price ka synimin për t’u bërë gruaja me gjoksin më të madh në botë, pasi ajo vazhdon të bëjë operacione plastike. Në fund të vitit të kaluar, modelja iu nënshtrua për të 16-tën herë një operacion për rritjen e gjoksit, duke zgjedhur një nga përmasat më të mëdha të implantit

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-12543619/Bankrupt-Katie-Price-probe-finances.html

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/C0MrKvvt0wr/