Home ShowBiz Gruaja e Kanye West, Bianca Censori ngre dyshimet për shtatzëni
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori ngre dyshimet për shtatzëni
0

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori ngre dyshimet për shtatzëni

0
0

Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori i ka shtuar thashethemet për shtatzëninë me daljet e fundit.

Dalja e fundit e gruas së Kanye West, Bianca Censori, ka lënë të kuptohet se ajo mund të jetë në pritje të një fëmije.

Bianca doli të mërkurën në Los Angeles me një veshje jashtëzakonisht të ndryshme nga se jemi mësuar ta shikojmë. Ajo kishte veshur një kostum me print dhe e mbuloi atë me një pallto të gjerë gjysmë të tejdukshme.

Madje, në një foto të fundit me Kanye West, ajo duket se e ka mbuluar barkun me një pallto të gjatë të zezë.

Çifti vazhdimisht u bë kryefjalë gjatë udhëtimit të tyre në Itali, ku Bianca kishte kryesisht veshje të ngushta dhe të dukshme.

Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e tyre por stili i Biancas ka shtuar shumë dyshimet tek ndjekësit.

Ndërkohë, Bianca Censori festoi së fundmi ditëlindjen e saj të 29-të, me Kanye West që ndau një sërë postimesh në Instagram për nder të saj.

Linku: https://www.geo.tv/latest/527496-kanye-wests-wife-bianca-censori-hints-at-pregnancy

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/C1xJ-uUJxXx/

tags: