Home Lifestyle Nuk bëni gjumë të rehatshëm? Rregulli që duhet të ndiqni para se të shkoni në shtrat
Nuk bëni gjumë të rehatshëm? Rregulli që duhet të ndiqni para se të shkoni në shtrat
0

Nuk bëni gjumë të rehatshëm? Rregulli që duhet të ndiqni para se të shkoni në shtrat

0
0

Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës nuk është aq e lehtë sa mund të duket pasi ka shumë faktorë që mund të na pengojnë të mbyllim sytë. Fatmirësisht, ka një sërë gjërash që mund të bëni për të përmirësuar cilësinë e gjumit.

Ekspertja e mirëqenies, Nicola Elliott, ka dhënë disa sugjerime si mund të arrihet një gjumë i mirë. Ajo thotë se ju duhet të ndiqni disa rregulla të arta, të cilat u krijuan nga ekipi i NEOM dhe specialisti i gjumit Nick Witton. Brenda listës së rregullave, do të gjeni rregullin 3-2-1, të cilin Nicola e përshkruan si një ‘teknikë e dobishme’ që ju ndihmon të përgatiteni për një gjumë të mirë.

Cili është rregulli 3-2-1?

Në fakt është një rutinë shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, por duhet që ta përsërisni në mënyrë që të ju bëhet rutinë. Nis tre orë para se të shkoni në shtrat, dhe brenda çdo harku kohor ka diçka që duhet të shmangni.

Tre orë para gjumit, nuk duhet të konsumoni asnjë ushqim ose të pini alkool. Uji ose një çaj bimor këshillohet gjatë kësaj kohe.

Dy orë para gjumit është periudha kur duhet të ndaloni së kryeri punët ose ushtrimet e mundimshme.

Një orë para se të shkoni në shtrat, ndaloni së përdoruri ekranin (po, kjo do të thotë të eliminoni dhe celularin tuaj) dhe gjithashtu zbehni dritat në dhomë.

Linku: https://www.tomsguide.com/how-to/how-to-use-the-10-3-2-1-0-sleep-rule-for-better-slumber-tonight

Foto: Freepik.com

tags: